BallinaLajmeHaradinaj shpreh ngushëllime për Greta Kryeziun: Ishte vajzë e përkushtuar me shumë...

Haradinaj shpreh ngushëllime për Greta Kryeziun: Ishte vajzë e përkushtuar me shumë plane për të ardhmen

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka shkruar në lidhje me lajmin për ndarjen nga jeta të Greta Kryeziut, drejtoreshë e Shëndetësisë në Komunën e Kamenicës.

Ai ka thënë se një sëmundje e rëndë i ka marrë jetën brenda pak ditësh, dhe ka lënë dhimbje të madhe te familja, kolegët dhe miqtë, shkruan lajmi.net.

“Greta ishte vajzë e përkushtuar, me shumë plane për të ardhmen. Ajo do të kujtohet si profesioniste e zellshme dhe bashkëpunëtore e çmuar. Ka qenë kandidate për deputete dhe së fundmi kandidate për Asamblenë Komunale në Kamenicë, duke treguar përkushtimin e saj të vazhdueshëm për shërbimin ndaj qytetarëve. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe gjithë kolegëve”, ka shkruar Haradinaj. /Lajmi.net/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz