back to top
Wednesday, August 20, 2025
BallinaLajmePasojat e aksidentit mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, mediat gjermane publikojnë...

Pasojat e aksidentit mes autobusit nga Kosova dhe kamionit, mediat gjermane publikojnë pamje nga vendngjarja

Të ngjajshme

Vijon beteja me flakët në 2 vatra

Beteja e zjarrfikësve me vatrat e zjarrit është bërë...

Togeri Fitim Kahrimani diplomon për Artileri në SHBA

Toger Fitim Kahrimani, ka përfunduar me sukses Kursin Bazë...

Pritjet në dalje të pikës kufitare në Merdar deri në tri orë

Pritjet e gjata në pikat kufitare të vendit sot...

Guardiola zbulon se ku e sheh veten pas katër vjetësh

Sezoni 2024-2025 ishte ndoshta më i komplikuari që kur...

Një aksident i rëndë ka ndodhur pas mesnatës në autostradën A8 në Gjermani, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus me pasagjerë nga Kosova është përplasur me pjesën e pasme të një kamioni me rimorkio. Si pasojë, janë lënduar 30 nga 41 pasagjerët që ndodheshin në autobus, ndërsa dy prej tyre raportohet se janë në gjendje të rëndë.

Sipas policisë gjermane, autobusi ka tentuar të shmangë përplasjen në momentin e fundit duke devijuar majtas, por nuk ka mundur të ndalojë në kohë. Nuk ka të dhëna për ndonjë defekt teknik në asnjërin nga mjetet.

Ndërkohë, mediat gjermane kanë publikuar pamje të reja nga vendi i ngjarjes, ku duken pasojat e rënda të aksidentit dhe ndërhyrja e shpejtë e shërbimeve të emergjencës. Pamjet tregojnë autobus të dëmtuar rëndë dhe praninë e ekipeve të shpëtimit në vendin e ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz