BallinaLajmeMotoçiklisti godet dy policë në Ferizaj

Motoçiklisti godet dy policë në Ferizaj

Të ngjajshme

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Gruda: Ngjarja në Skenderaj është pasojë e klimës së krijuar nga VV’ja

Përparim Gruda, ka reaguar pas ngjarjes së fundit në...

Igli Tare pritet të largohet nga Milani ditëve në vijim

Igli Tare, i cili është përmendur si drejtori sportiv...

Një motoçiklist ka sulmuar dy zyrtarë policorë në rrugën “Gjon Sereqi” në Ferizaj, pasi nuk ka përfillur shenjat e tyre të ndalimit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rreth orës 21:15, njësia policore e biçikletave ka tentuar të ndalojë motoçiklistin për kontroll rutinë, por i dyshuari nuk ka respektuar urdhërat dhe ka rritur shpejtësinë, duke goditur dy zyrtarët policorë. Si pasojë e përplasjes, zyrtarët kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar menjëherë në Emergjencën e Spitalit të Ferizajt për trajtim mjekësor.

I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes, por në vend është gjetur telefoni i tij celular, i cili ka ndihmuar në identifikimin e tij. Më pas, ai së bashku me prindin e tij është paraqitur në stacion policor.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt, ndërkohë që rasti është cilësuar si “Sulm ndaj personit zyrtar” dhe po vazhdon të hetohet nga organet kompetente./IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz