back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeAksidenti me fatalitet në Pejë: Viktima ishte në një karrocë për persona...

Aksidenti me fatalitet në Pejë: Viktima ishte në një karrocë për persona me aftësi të kufizuara

Të ngjajshme

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 09:45, në rrugën “Adrian Krasniqi” në Pejë.

Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook, ka thënë se në këtë aksident ishin të involvuara një kamion me targa vendore dhe një karrocë për persona me aftësi të kufizuara e cila drejtohej nga viktima.

“Deri te ky aksident dyshohet se ka ardhur, deri sa drejtuesi i kamionit ishte duke qarkulluar nё atё rrugё, duke mos i kushtuar vёmendje pjesёmarrёsve  tё tjerё nё komunikacion e ka goditur viktimën, i cili sipas ekipit mjkёsor ka ndёrruar jetё nё vendin e ngjarjёs. Me urdhër të Prokurorit shtetit trupi i pa jetë i viktimës dërgohet  në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, për Obduksion, ndёrsa i dyshuari ndalohet pёr 48- orё”, ka njoftuar Policia e Kosovës. /Lajmi.net/ 

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz