back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeNë Tabanoc pritet rreth 15 minuta

Në Tabanoc pritet rreth 15 minuta

Të ngjajshme

Ky televizion nga Kosova e transmeton ndeshjen Drita – Steaua

Drita sot luan ndeshjen e dytë të rrethit të...

Zjarret/ Gonzato: BE solidaritet me Shqipërinë, falënderim për zjarrfikësit

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato reagoi...

Arrestohet një person për zjarrvënie në fshatin Katundi i Ri në Pejë

Policia ka arrestuar të enjten një person të dyshuar...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerë, npër rrugë të thata. Intensiteti i akseve rrugore jashtë mjediseve të qytetit është rritur. Për shkak të pushimeve verore vërehet frekuentim i rritur i automjeteve, në VK “Tabanoc” koha e pritjes për hyrje në vend është rreth 15 minuta, ndërsa në vendkalimet tjera kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi, informon LAMM.

Njëherit rekomandohet shpejtësi e adaptuar e lëvizjes, respektim i sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sipas LAMM, për shkak të zjarrit në Parkun Kombëtar “Jasen” rruga rajonale R1106 Makedonski Brod-Shkup është mbyllur për çdo lloj të automjeteve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz