back to top
Thursday, August 14, 2025
BallinaLajmeIsh kandidati i VV-së për kryetar të Klinës tërhiqet nga partia: Nuk...

Ish kandidati i VV-së për kryetar të Klinës tërhiqet nga partia: Nuk dua të bëhem pjesë e një realiteti që nuk përfaqëson më idealet me të cilat fillova këtë rrugë

Të ngjajshme

KQZ: Verifikimi i kandidatëve për zgjedhjet lokale do të zgjasë më shumë se zakonisht

Drejtori i Sekretariatit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ),...

Firmoset marrëveshja/ Ankaraja do furnizojë Damaskun me armë dhe pajisje logjistike

Turqia do të ndihmojë Sirinë me armatime, pajisje logjistike...

LVV zyrtarizon Erden Atiqin për një mandat të dytë në Mitrovicën e Veriut

Kryetari aktual i komunës së Mitrovicë së Veriut, Erden...

Ish kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Klinës, Lulzim Dragidella është tërhequr nga partia, vendim ky i cili ka thënë se është një reflektim i gjatë mbi rrugën e tij politike.

Ai ka thënë se është bërë pjesë e VV-së sepse siç ka thënë ai, ka besuar se kjo parti përfaqëson një vizion të qartë për ndryshim shoqëror, drejtësi, barazi, përgjegjësi, solidaritet dhe guxim për t’u përballur me çdo padrejtësi, pa kompromis me parimet.

Dragidella ka treguar se çfarë ka ndryshuar në parti, shkruan lajmi.net.

“Gjatë viteve të fundit, një element themelor që e bëri këtë lëvizje të fuqishme – demokracia e brendshme – është zbehur deri në zhdukje. Sot vendimmarrja ndodh kryesisht në rrethe të ngushta, larg syve dhe mendimeve të shumicës së anëtarëve. Mendimet e ndryshme, që dikur pasuronin debatin, sot shpesh trajtohen si rrezik për unitetin, në vend që të shihen si forcë e tij. Në terren, sidomos në zona si Klina, kam parë një braktisje të angazhimit real me qytetarët. Struktura lokale shpesh lihet pas dore, njerëzit që japin kohën dhe mundin e tyre injorohen, ndërsa kontributet e sinqerta nuk vlerësohen. Kam parë shokë dhe kolegë që janë zhgënjyer deri në heshtje, sepse zëri i tyre nuk gjen hapësirë”, ka shkruar Dragidella.

Ai ka dhënë edhe disa shembuj, që ka thënë se janë të shumtë dhe të dhimbshëm.

“Kam propozuar që të organizohen takime të rregullta me bazën në Klinë, ku çdo anëtar të ketë të drejtë të shprehë mendimin e tij – propozim që nuk u mor asnjëherë në shqyrtim. Kam kërkuar transparencë për mënyrën se si shpenzohen mjetet financiare të degës, por nuk mora asnjë raport zyrtar, pavarësisht kërkesave. Kam insistuar që lista e kandidatëve për zgjedhjet lokale të përpilohej me konsensus dhe miratim /votim nga kryesia, por vendimi erdhi i gatshëm nga qendra, pa asnjë konsultim. Kam parë njerëz të devotshëm, me vite pune vullnetare, që përjashtoheshin nga proceset vendimmarrëse vetëm sepse nuk pajtoheshin me një qëndrim të caktuar. Këto përvoja nuk janë thjesht zhgënjyese – ato e bëjnë të pamundur për mua të vazhdoj të pretendoj se kjo lëvizje funksionon sipas parimeve për të cilat u bashkova”, ka shkruar ai mes tjerash.

Përveç tyre, Dragidella ka treguar edhe arsyen pse po largohet.

“Po largohem sepse nuk dua të bëhem pjesë e një realiteti që nuk përfaqëson më idealet me të cilat fillova këtë rrugë. Po largohem sepse nuk dua të bëj kompromis me bindjet e mia për hir të pushtetit partiak. Po largohem sepse dua të jem i ndershëm – me veten time, me punën time dhe me qytetarët që më kanë dhënë besimin e tyre. Nuk largohem nga politika, por nga një strukturë që nuk më lë më hapësirë për të vepruar me ndershmëri dhe transparencë. Udhëtimi im politik nuk mbaron këtu. Përkundrazi – fillon një kapitull i ri, ku do të vazhdoj të punoj për interesin publik, pa u lidhur me interesa të ngushta”, ka thënë ai .

Ai ka falënderuar të gjithë ata që e kanë mbështetur në këtë rrugë, ndërsa ka thënë se beson ende se ndryshimi i vërtetë është i mundur. /Lajmi.net/ 

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz