back to top
Saturday, August 16, 2025
BallinaLajmeBuja viziton tregun në Lipjan: Në gjendje alarmante, zotohem se do ta...

Buja viziton tregun në Lipjan: Në gjendje alarmante, zotohem se do ta bëj një treg modern e funksional

Të ngjajshme

Për çka e urren t’ia prishin gjumin? Tregon Dea Mishel

Dea Mishel njihet për jetën e saj dinamike. Dhe, rutinën...

Zgjedhjet lokale, KQZ sot mban mbledhjen e radhës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot mban mbledhjen e radhës...

Kandidati i PDK’së për komunën e Lipjanit, Shukri Buja, ka njoftuar se të hënën ka vizituar tregun atje. Sipas tij, gjendja në këtë treg është alarmante.

“Të hënën vizitova tregun e Lipjanit. Gjendja aktuale është alarmante: mungojnë tezgat, tualetet, hapësirat e sigurta, si  dhe infrastruktura elementare për tregtarë dhe qytetarë.”

Ai është zotuar se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional.

“Zotohem se Lipjani do të ketë një treg modern dhe funksional, ku qytetarët do të furnizohen në kushte dinjitoze, ndërsa tregtarët do të punojnë të sigurt dhe të organizuar. Një hap drejt një qyteti më të zhvilluar dhe më të pastër!”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz