back to top
Tuesday, August 12, 2025
BallinaLajmeKërkohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë të rajonit të Gjilanit në lidhje...

Kërkohet suspendimi i katër zyrtarëve policorë të rajonit të Gjilanit në lidhje me rastin e vrasjes së trefishtë

Të ngjajshme

Liverpool interesohet për Leonin, por pa negociata të drejtpërdrejta

Giovanni Leoni mbetet në radar të Liverpool-it dhe Inter-it,...

Vrasja në Hajvali, policia jep detajet e fundit

Një incident me armë zjarri ka ndodhur rreth orës...

U plagos me armë zjarri, QKUK konfirmon vdekjen e tij

Një incident ka ndodhur para pak minutash në Prishtinë,...

Inspektorati i Policisë së Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e katër zyrtarëve policore në drejtorinë rajonale të Policisë në Gjilan.

Kjo për shkak të ngjarjes tragjike që ka ndodhur në Gjilan ku mbeten të vrarë tre persona, teksa të dyshuarit janë në arrati.

Pas ngjarjes ministri i brendshëm Xhelal Sveçla ka kërkuar hetim brenda Policisë.

Në njoftim të Inspektoratit thuhet se i kanë rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë.

Njoftimi i plotë:

IPK rekomandoi suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan;

Prishtinë/ Gjilan, 11 gusht 2025

Inspektorati Policor i Kosovës ka filluar një hetim paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Kosovës në veprimtarinë kriminale të të dyshuarit i shpallur në kërkim për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

 Bazuar në autorizimet ligjore dhe në rëndësinë e ruajtjes së integritetit të hetimit dhe shmangien e çdo ndikimi mbi dëshmitarë apo prova, Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar sot Policisë së Kosovës suspendimin për katër zyrtarë policorë të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Bazuar në rekomandimin e IPK-së janë suspenduar një rreshter policor dhe një hetues nga njësiti i hetimeve rajonale të Drejtorisë rajonale në Gjilan, një rreshter policor – shef i hetimeve në  Stacionin Policor të Novobërdës dhe një zyrtar policor i angazhuar në Njësinë e Reagimit të Shpejtë, Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan.

Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale.

Me respekt;

Divizioni për bashkëpunim dhe informim

Inspektorati Policor i Kosovës

- Advertisement -

Të Fundit