BallinaLajmeVrasja e rëndë në Gjilan, ky është plani i policisë për kapjen...

Vrasja e rëndë në Gjilan, ky është plani i policisë për kapjen e Mefail Shkodrës dhe dy djemve të tij

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Vrasja e tre personave mesditën e së dielës në Gjilan ka tronditur Kosovën.

Mefail Shkodra me dy djemtë e tij, Edonisin dhe Engjullin janë të dyshuarit kryesor.

Edhe pse kanë kaluar më shumë se 24 orë nga ngjarja tragjike, autorët vazhdojnë të jenë në arrati.

Në kërkim të tyre është Policia e Kosovës, e cila ka kërkuar edhe bashkëpunim ndërkombëtar për kapjen e këtyre tre personave.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, tha për IndeksOnline se të gjitha njësitë e policisë janë njoftuar dhe janë në kërkim të autorëve.

Tutje ai shtoi se janë lajmëruar edhe pikat kufitare si dhe vija e gjelbër në operacionin kërkimor.

“Ne gjitha mundësitë që i kemi, jemi duke u përpjekur të i lokalizojmë të dyshuarit. Pikat kufitare i kemi lajmëruar, ku i kemi njësitet, por edhe vija e gjelbër.. Gjithë policët e Kosovës janë të njoftuar veçanërisht rajoni jonë”, tha Hashani.

Ditën kur ndodhi krimi i rëndë, policia ka kërkuar publikisht edhe ndihmën e qytetarëve për çdo informacion rreth të dyshuarve, duke publikuar fotografitë e tyre. /IndeksOnline/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz