BallinaLajmeDalin pamje nga vendi i aksidentit në Komoran ku u përfshin 6...

Dalin pamje nga vendi i aksidentit në Komoran ku u përfshin 6 vetura

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Gjashtë automjete janë përfshirë në një aksident në Komoran, në drejtimin Pejë-Prishtinë. Lajmi për Gazetën Express ishte konfirmuar nga Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Ai ka thënë se ka persona të lënduar, por pa specifikuar numër. Në vendin e ngjarjes kanë dalur edhe zjarrfikësit dhe njësia emergjencës.

“Sot, më datë 11.08.2025, rreth orës 18:20, është raportuar një aksident trafiku me gjashtë automjete të përfshira dhe persona të lënduar, i cili ka ndodhur te udhëkryqi, te ura në Komoran, në drejtimin Pejë–Prishtinë. Menjëherë pas pranimit të informatës, njësitë policore kanë dalë në vendngjarje, ndërkohë që janë njoftuar edhe ekipet e emergjencës mjekësore dhe njësia e zjarrfikësve, për të reaguar për t’u ofruar ndihmën e nevojshme personave të përfshirë dhe për menaxhimin e situatës. Policia e Kosovës po kryen veprimet e nevojshme hetimore dhe menaxhimin e trafikut në atë segment rrugor, ndersa për detaje të tjera do të njoftoheni me kohë”, kishte  thënë Hoxha. /Gazeta Express

Mediumi lokal “DrenicaOnline”, ka publikuar pamje nga vendi i ngjarjes.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz