BallinaLajmeLajmet e FunditDeputeti Hoxha pasi u sulmua: S’i di motivet e tij por i...

Deputeti Hoxha pasi u sulmua: S’i di motivet e tij por i di ëndrrat e parealizuara që ai të jetë në politikë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deputeti i Kuvendi të Kosovës, Adem Hoxha, gruaja dhe vajza e tij janë sulmuar të premten nga një burrë në fshatin Zlipotok të Dragashit.

Në lidhje me këtë ngjarje në “Info Magazine” ka folur ekskluzivisht deputeti Hoxha, ku tha se disa herë ka pasur probleme me personin që i ka sulmuar.

 

 

“Ne e kemi lajmëruar në polici dhe gjykata një herë e ka dënuar me para. Mbase gjykata dhe policia nuk kanë reaguar më së miri në gjithë këto vite. Faleminderit që erdhët dhe të themi që nuk guxojnë të ndodhin sulme, aq më pak kur je me familje dhe pa arsye”.

“Nuk e di cilat janë motivet e tij, unë e di vetëm për ëndrrat e parealizuara që ai të jetë në politikë, sepse ai pas partisë sonë ka provuar me parti të tjera, ato boshnjake që të na mund në zgjedhje”, tha Hoxha.

 

 

Ndërsa policia ka bërë të ditur se i dyshuari për sulm ndaj deputetit Hoxha dhe familjes së tij është arrestuar.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje është përleshur me viktimat një mashkull dhe dy femra. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, tha policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz