back to top
Sunday, August 3, 2025
BallinaLajmeLajmet e FunditUkraina godet bazat ruse, Rusia kërcënon me “Dorën e Vdekur”

Ukraina godet bazat ruse, Rusia kërcënon me “Dorën e Vdekur”

Të ngjajshme

Rrahje në Aeroportin e Prishtinës, tre të arrestuar

Një mosmarrëveshje e çastit, ka eskaluar në përplasje fizike...

Man Utd ia cakton çmimin Hojlundit

Manchester United është gati ta shesë sulmuesin Rasmus Højlund...

Tragjedi në Sicili, volejbollistja 20-vjeçare gjendet e vdekur në pishinë gjatë një feste

Një ngjarje tragjike ka tronditur qytetin Bagheria të Siçilisë,...

Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në disa rajone të Rusisë pas një vale sulmesh me dronë ukrainas, teksa presidenti amerikan, Donald Trump ka thënë se do t’i pozicionojë nëndetëset bërthamore “më afër Rusisë”, disa ditë para përfundimit të afatit që i ka dhënë Moskës për të arritur marrëveshje për paqe me Kievin.

Shërbimi i Sigurisë i Ukrainës ka thënë më 2 gusht se dronët e tij e kanë goditur një bazë ajrore ku ruhen dronët Shahed në Primorsko-Aktarsk dhe bazën ushtarake Elektroprillad në Penza.

Ushtria ukrainase ka raportuar edhe për sulme në rafineri të naftës.

Autoritetet në rajonin Samara të Rusisë kanë bërë të ditur se ka pasur kufizimet në fluturimet ajrore.

Guvernatori rajonal ka konfirmuar se sulmet në një objekt industrial në Novokubishevsk, kanë ndalur përkohësisht shërbimin e internetit në telefona mobilë.

Ai ka thënë se një civil është vrarë nga rrëzimi i mbetjeve të një droni.

Në Krimenë e pushtuar është raportuar se Ura e Kërçit – e cila lidh gadishullin me Rusinë – është bllokuar për më shumë se pesë orë dhe shpërthimet janë dëgjuar në Feodosia dhe Kërç.

- Advertisement -

Të Fundit