BallinaLajmeLajmet e FunditBehrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet...

Behrami: Pranimi i dokumenteve nga MUP-i serb në Gjykatën Speciale legjitimon krimet në Kosovë

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, ka kritikuar ashpër pranimin nga Gjykata Speciale të dokumenteve të siguruara nga MUP-i serb dhe institucione të tjera serbe.

Sipas Behramit, ky veprim është i papranueshëm dhe po legjitimon krimet e luftës, gjenocidin dhe spastrimin etnik të kryera nga MUP-i serb gjatë luftës në Kosovë.

“Është e papranueshme që një institucion si Gjykata Speciale pranon dokumente dhe dezinformata nga MUP-i serb i cili është përgjegjës për krimet e luftës në Kosovë, për gjenocid, për spastrim etnik, për masakra të shumta që ka bërë në Kosovë. Me pranimin e këtyre dokumenteve Gjykata Speciale fatkeqësisht po e legjitimon gjithë këtë dhunë dhe gjithë këtë spastrim etnik që MUP-i serb ka bërë ndaj civilëve, kryesisht ndaj civilëve shqiptar në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për pranimin e disa dokumenteve në prova, me kërkesë të Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS) në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Këto dokumente janë pranuar më 29 maj 2025, por vendimi është bërë publik më 25 korrik 2025.

Dokumentet e pranuara janë të ndara në tri ankese, e që në ankesin e fundit janë kryesisht dokumente që thuhet se janë marrë nga Shërbimi i Sigurimit Shtetëror të Serbisë, Ministria e Brendshme e Serbisë dhe struktura të tjera të këtij shteti.

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz