BallinaLajmeLajmet e Fundit​Prishtina synon fitoren dhe kualifikimin ndaj Larnes sonte në “Fadil Vokrri”

​Prishtina synon fitoren dhe kualifikimin ndaj Larnes sonte në “Fadil Vokrri”

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

FC Prishtina do të zhvillojë sonte ndeshjen e kthimit ndaj Larnes në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Pas barazimit pa gola në sfidën e parë të zhvilluar në Irlandën e Veriut, bardhekaltrit do të kërkojnë fitoren vendimtare para tifozëve të tyre në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Takimi nis nga ora 20:00 dhe pritet me interes të madh, pasi një fitore eventuale do ta dërgonte skuadrën nga kryeqyteti në raundin e tretë të garës evropiane. Prishtinasit kanë shprehur vendosmëri për ta përmbyllur me sukses këtë duel, duke shfrytëzuar përparësinë e fushës dhe mbështetjen e publikut.

Ndeshja pritet të jetë e luftuar, me Prishtinën që do të kërkojë të marrë kontrollin që në minutat e para dhe të konkretizojë rastet, në mënyrë që të shmangë ndonjë surprizë nga skuadra kundërshtare.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz