back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeBahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng...

Bahtiri reagon ndaj ngërçit politik: Mjaft më, Kuvendi është kthyer në peng të inatit dhe pazareve politike

Të ngjajshme

Kylie dhe Timothée bëjnë pazar për rroba banjoje

Kylie Jenner dhe Timothée Chalamet morën pak rroba me...

Lushaku-Sadriu: Abdixhiku e meriton të vazhdojë në krye të LDK-së

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku Sadriu,...

Vdes pjesëtari i kabinetit të Alban Hysenit

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, ka njoftuar për vdekjen...

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka reaguar rreth situatës politike në vend.

Bahtiri në një postim në Facebook, ka shkruar se mjaft është mjaft dhe se Kuvendi është kthyer në peng.

“Peng i inatit. Peng i llogarive. Peng i atyre që s’i dhimbset shteti. Mjaft më! Qytetarët nuk kanë votuar për bllokadë, por për shpresë. Jo për heshtje, por për zë të fuqishëm. Jo për pazare, por për shtet”, ka shkruar Bahtiri.

Deputeti iu drejtua partive tjera që në legjislaturën e kaluar ishin në opozitë.

“Reflektoni ose bëhuni përgjegjës për këtë turp historik! A ka më turp se sa një Kuvend me 100 deputetë shqiptarë që nuk arrin të zgjedhë institucionet e shtetit të vet?”, ka shkruar Bahtiri.

Bahtiri ka theksuar se Kosova nuk është lodër politike.

“Kosova është amanet i të parëve tanë, që kanë vdekur syhapur për të parë lirinë e kësaj toke që e kanë larë me gjak”, tha ai. /Telegrafi/

Të Fundit

Sport

ShowBiz