back to top
Friday, August 22, 2025
BallinaLajmeEmisari amerikan: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë

Emisari amerikan: Ky vend i Ballkanit është më i korruptuari në Europë

Të ngjajshme

Haradinaj: Duam një kandidat unifikues, është ofenduese të mbahet fshehur kandidatura deri në seancë

Sërish ka dështuar zgjedhja e kryetarit të kuvendit. Megjithëse...

West Ham bën ofertë për Hector Fort

Barcelona po synon të finalizojë disa largime para mbylljes...

Albulena Haxhiu dorëzohet më në fund: Nuk do të jem kandidate për kryetare të Kuvendit

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar...

Pas Albulenës dhe Donikës, “digjet” edhe Hekurani

As Hekuran Murati s’i ka marrë votat e mjaftueshme...

Gabriel Eskobar, i dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor ka thënë se Bosnjë e Hercegovina është shteti më i korruptuar në Europë dhe akuzoi politikanët atje për “korrupsion nën maskën e interesave kombëtare”.

Duke iu përgjigjur pyetjes lidhur me “bashkëpunimin e ngushtë mes Dragan Çoviqit dhe Milorad Dodikut”, ai e solli atë në kontekstin e korrupsionit duke thënë se “atë duhet ta shikoni, jo në kontekstin e etnonacionalizmit, por thellimit të korrupsionit”.

I pyetur nëse korrupsioni është problemi kryesor i BeH, Escobar u përgjigj “absolutisht” për N1 të Kroacisë. Pastaj shtoi: Bosnja është vendi më i korruptuar në Europë”, përcjell Gazeta Express.

“Nëse shikoni problemet që ka BeH, problemi nuk është se njerëzit nuk duan të jetojnë me kroatët, boshnjakët apo serbët. Të rinjtë po largohen nga vendi sepse njerëzit nuk mund të punësohen pa lidhje korruptive. Kjo e dëmton Bosnjën më shumë se çdo gjë, prandaj njerëzit po largohen nga vendi. Ky është absolutisht problemi dhe nuk është vetëm mendimi im. Analizat e njohura, si ajo e Transparency International, tregojnë se Bosnjë e Hercegovina është vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor dhe pothuajse vendi më i korruptuar në Evropë. Pra, ky është problemi më urgjent”, tha Escobar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz