back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmePresidentja Osmani pyetet për ndonjë model të Asociacionit: Ekziston Ligji për OJQ-të

Presidentja Osmani pyetet për ndonjë model të Asociacionit: Ekziston Ligji për OJQ-të

Të ngjajshme

Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin për sigurinë në Kosovë

Komandanti i misionit të KFOR-it, gjeneralmajor Ozkan Ulutash, ka...

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Presidentja Vjosa Osmani ka folur sa i përket mundësisë të ndonjë modeli tjetër për Asocacionin, duke thënë se nuk mund të ketë ndonjë model tjetër, pasi kjo tashmë është e paraparë me ligj.

Osmani thotë se kjo është e paraparë me ligjin për vetqeverisje lokale, pra me regjistrimin e OJQ-ve.

“Sa i përket a mund të ketë ndonjë model tjetër, ajo tashmë është e paraparë në ligjin për vetqeverisje lokale, sa i përket regjistrimit të OJQ-ve, mirëpo regjistrimin e OJQ-ve nuk e bën as presidenca as Qeveria. Pra, ato janë çështje të parapara me ligj.

Nuk duhet marrëveshje të reja për çështje që tashmë janë të parapara me ligj. Mirëpo kompetenca të reja, ekzekutive e cenim të sovranitetit ato nuk mund t’i lejojmë”, tha Osmani në RTK.

Tutje, presidentja shtoi se duhet të jemi të kujdesshëm e të respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese sa i përket formimit të Assocacionit.

“Mos e harroni një gjë, asociacioni me kompetenca ekzekutive kamuflohet me emra të tjerë, por është prelud i ndarjes, prapë përfundon me shkëputje, ndarje. Prandaj duhet të jemi të kujdesshëm, e respektojmë atë që e ka thënë Gjykata Kushtetuese. Duhet të jemi të qartë dhe të tregohemi të sinqertë me partnerët tanë”, tha Osmani.

Osmani tha se edhe SHBA-të e kanë bërë të qarë që nuk do të përkrahin assesi një ‘Republika Srpska’ në Kosovë.

“Shba-të e kanë bërë të qartë se nuk do të përkrahnin assesi as Republika Srpska, e as kompetenca ekzekutive. Kjo është njëra ndër zhvillimet më të rëndësishme sa i përket asociacionit. Nuk mund të ketë asnjë model që na shpie drejt bosnjëzimit të Kosovës, nuk mund të ketë asnjë model që i jep kompetenca ekzekutive dhe kush e krijon asocacionin si një pushtet të tretë që është në kundërshtim me Kushtetutën dhe nuk mund të ketë asnjë model i cili e defunksionalizon Kosovën. Nuk do të na duhet ulësja në Kombet e Bashkuara nëqoftëse jemi shtet totalisht i dështuar për brenda, shtet i cili nuk funksion.

Pra këto janë parimet themelore për ta mbrojtur vetveten tonë dhe sovranitetin tonë”, tha Osmani.

Të Fundit

Sport

ShowBiz