BallinaLajmeLajmi i fundit: Rritet numri i infektuarve me Covid në Skenderaj, mbyllet...

Lajmi i fundit: Rritet numri i infektuarve me Covid në Skenderaj, mbyllet kjo shkollë e mesme, shkon në mësim online

Të ngjajshme

KQZ plotëson tri rregullore zgjedhore, PDK kundër ndryshimeve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen e 39-të...

A ka marrë fund shoqëria mes Mirit dhe Rogertit?

Shkas për këto zëra të fundit u bë një...

Iranianët i paraqesin SHBA-së një propozim të ri

Iranianët kanë paraqitur një propozim të ri që do...

Kurti në seancë: Dështimi për zgjedhjen e Presidentit e çon vendin në zgjedhje të reja

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar në seancën...

Ditët e fundit po vazhdon rritja e madhe e numrit të qytetarëve me Covid 19, në gjithë teritorin e Kosovës. E kësaj rritje të numrit të infektuarve nuk kanë shpëtuar as qytetarët e Komunës së Skenderajt. Si pasojë e rritjes së numrit të infektuarve në shkollën e mesme teknike “Anton Çetta”, gjatë ditës së sotme është marrë vendim që kjo shkollë të shkojë në mësim online për gjashtë ditë, ndërkaq mësimi fizik do të kthehet me datë 31.01.2022, shkruan Drenica Press.

Këtë vendim e ka bërë publik vet menaxhmenti i kësaj shkolle, ku ndër të tjera thotë: “Të dashur nxënës të nderuar mësimdhënë dhe ju prindër, ju njoftojmë se në mbledhjen e Task forcës së shkollës të mbajtur sot më datën 24.01.2022, është vendosur që mbajtja e mësimit nga dita e marte të bëhet sipas skenarit C, që nënkupton mbajtjen mësimi të mbahet online.

Arsyetimi: Duke marrë parasysh se deri me tani janë disa nxënës dhe 11 mësimdhënës të konfirmuar pozitiv me COVID, si dhe 5 mësimdhënës tjerë janë proces të testimit, si rrjedhojë e kësaj është bërë e pamundshëm mbajta e mësimit me prezencë fizike në shkollë. Duke e pa gjendjen e krijuar Task forca e shkollës merr vendim që për periudhën 6 ditore, deri me datë 31.01.2022 të shkohet në mësim online, ndërsa pas gjashtë dite varësisht nga gjendja më të infektuar të veprohet për masat e mëtutjeshme.”/DRENICA PRESS/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz