BallinaLajmeLajmi i fundit: Mbyllen tri shkolla në Skenderaj, shkojnë në mësim online...

Lajmi i fundit: Mbyllen tri shkolla në Skenderaj, shkojnë në mësim online (FOTO)

Të ngjajshme

Trajnimi për kërkim-shpëtim malor, FSK forcon reagimin ndaj emergjencave

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se në...

Kreshnik Uka “ylli i javës” në Superligë

Federata e Futbollit e Kosovës, në bashkëpunim me sponsorin...

Opozita: S’ka komunikim për seancën e presidentit

Nuk ka asnjë informacion për ndonjë seancë rreth shefit...

Debat për Specialen, nga kërkesa për raportim te tërheqja e Behramit

Nënkryetari i komisionit të drejtave të njeriut, Artan Behrami...

Para pak minutash është marrë vendimi që tri shkolla të Skenderajt të mbyllin mësimin fizik dhe të shkojnë në mësim online. Shkollat të cilat janë mbyllur për mësim fizik janë Gjimnazi “Hamëz Jashari” shkolla e mesme “Anton Çetta” e poashtu edhe ndërrimi klasëve të larta, të shkollës fillore “Ahmet Delia”, shkruan Drenica Press.

LEXO EDHE: Lajmi i fundit: Rritet numri i infektuarve me Covid në Skenderaj, mbyllet kjo shkollë e mesme, shkon në mësim online

Këtë vendim e ka bërë të ditur Komuna e Skenderajt përmes një njoftimi, ku thuhet se: “Për shkak të numrit në rritje të të infektuarve me COVID-19, përveç Institucionit Parashkollor “Nëna Zahide”, që u mbyll javën e kaluar, për shkak se një pjesë e stafit udhëheqës dhe edukatorëve kanë rezultuar pozitiv, sipas vlerësimit të Task Forcës në nivel shkolle, janë mbyllur edhe shkollat e mesme Gjimnazi “Hamëz Jashari” dhe Shmlp “Anton Çetta” Skenderaj, ndërsa në Shfmu “Ahmet Delia”, niveli i mesëm i ulët do të zhvillojë mësimin “online” sipas skenarit C.

Drejtoria e Arsimit ka njoftuar se ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme që procesi mësimor të zhvillohet në platformën “online”, derisa gjendja të kthehet në normalitet./DRENICA PRESS/
- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz