BallinaLajmeA do të marrë pjesë Kadri Veseli në varrimin e nënës?

A do të marrë pjesë Kadri Veseli në varrimin e nënës?

Të ngjajshme

Zgjedhjet e 7 qershorit, KQZ: 18 parti konfirmojnë pjesëmarrjen deri tani

Kur kanë mbetur vetëm edhe një ditë afat për...

Lako: Kosova ‘si Zvicra’ e rajonit për drejtësinë, krahasuar me Shqipërinë

Në një tryezë të organizuar nga Instituti i Kosovës...

Shala: Keqmenaxhimet në KEK po i paguan konsumatori

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala, ka...

Bastisja në Agjencinë Kadastrale, Pacolli: Ka pasur dyshime serioze për abuzime

Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore...

Ka vdekur sot në moshën 93-vjeçare Ajshe Veseli, nëna e ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli.

Muaj më parë Veseli humbi edhe babanë, teksa është duke u mbajtur i paraburgosur në Gjykatën Speciale në Hagë.

Pas vdekjes së babait, Veselit iu lejua që të vijë në Kosovë në të pamen e babait, teksa mungoi në varrim.

Në muajin korrik të vitit të kaluar, Specialja konfirmoi se lirimi i përkohshëm i Veselit për vizitë u bë për arsye bindëse humanitare.

Por, a do t’i lehojet vizita në Kosovë Kadri Veselit edhe për vdekjen e nënës së tij.

Zëdhënësja e Gjykatës Speciale, Angela Griep në një përgjigje për FrontOnline ka thënë se personat e paraburgosur mund t’i bëjnë kërkesa panelit kompetent dhe se për këtë vendos ky i fundit.

“Korniza ligjore e Dhomave të Specializuara të Kosovës u mundëson personave të paraburgosur që t’i bëjnë kërkesa Panelit kompetent kur ka arsye bindëse humanitare. Paneli do të vendosë për këto kërkesa”, ka deklaruar Griep për FrontOnline.

Ndërkohë, Ajshe Veseli do të varroset sot në fshatin Broboniq të Mitrovicës./FrontOnline

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz