back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeKEK: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull...

KEK: Njësia B1 kthehet nesër në prodhim, pastaj fillon furnizimi me avull i Termokosit

Të ngjajshme

Dyshime për manipulim edhe në Rahovec | Ali Dulës së VV-së i hiqen 405 vota pas rinumërimit

Procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve për deputetë...

Vesa mahnit me linjat, një muaj pas lindjes së vajzës

Modelja Vesa Vllasaliu ka mahnitur ndjekësit me postimin e...

Gjykata Kushtetuese del me vendim: Zgjedhja e Nenad Rashiqit ishte anti-kushtetuese

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se...

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK), ka reaguar për mungesën e ngrohjes në Prishtinë, shkruan Gazeta Metro.

Nga KEK kanë thënë se kjo ka ndodhur për shkak të një rrjedhje ne kaldajën e njësisë B1 dhe për këtë arsye janë detyruar të ndalin furnizimin me avull për ngrohtoren “Termokos” dhe nesër në mëngjes do të krijohen kushtet për furnizimin e Termokosit.

“Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore”, thuhet ndër të tjerash në reagimin e tyre.
Ky është shkrimi i plotë:

Gjendja momentale e prodhimit nga njësite gjeneruese në KEK

Korporata Energjetike e Kosovës njofton opinionin se aktualisht në TC-Kosova A kemi një gjendje stabile, ku në punë janë të tri njësitë aktive ( A3,A4 dhe A5) qe prodhojn rreth 390 MË/h. Ndersa ne Kosoven B, deri në mesnate sot ishte ne pune njësia B1.

Në këtë drejtim ju bëjmë me dije se për shkak te nje rrjedhje ne kaldajën e njesinë B1, ishim të detyruar të ndalim edhe këtë në mesnate. Ekipet e specializuara kane filluar menjëherë përgatitjet per intervenim në sanimin e gjendjes. Sipas planeve njësia B1 pritet të kthehet në prodhim neser në mengjes, me 16.12.2021 , kur edhe do të krijohen kushtet per furnizimin e Termokosit me avull per ngrohje qendrore.

Duke falënderuar palët e përfshira per mirëkuptim dhe bashkëpunim, KEK është duke bere përpjekje maksimale për prodhim te qendrueshem me energji ne kushtet aktuale te krizës sezonale dhe globale energjetike.
Kujtojmë, që me ngrohje janë duke u furnizuar vetëm klinikat e QKUK-së nëpërmes ngrohtores, që gjendet në hapësirat e kësaj qendre spitalore./gazetametro.net

Të Fundit

Sport

ShowBiz