BallinaLajmeAsamblisti i VV’së për Xhavit Halitin: Po vjen si pëllumb i shkruar...

Asamblisti i VV’së për Xhavit Halitin: Po vjen si pëllumb i shkruar të votojë për president

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Arbër Vokrri, asamblist i Lëvizjes Vetëvendosje në Prishtinë, ka reaguar pas dështimit të votimit për president ditën e djeshme. Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, ka komentuar zhvillimet në Kuvend dhe çështjen e deputetit të PDK-së, Xhavit Halitit, cili ka thënë se është në Pogradec dhe se nuk punon ditëve të vikendit.

Vokrri, që është aktivist i hershëm i VV-së, si duket ka satirizuar me zhvillimet e fundit duke përshtatur poezinë e Naim Frashërit për Skënderbeun, teksa ka shkruar se “baci Xhavit po vjen si pëllumb i shkruar”.

“Kuvend, o vënt i bekuar
Prite prite bacin Xhavit
Që po vjen si pëllumb i shkruar
Të votojë për president”, ka shkruar në Facebook, Vokrri.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje i ka bërë ftesë publike Xhavit Halitit që të marrë pjesë në votim në seancë për presidentit që do të vazhdoj sot me fillim nga ora 17:00.

Dje ka dështuar dy herë radhazi votimi për president për shkak të mungesës së kourumit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz