BallinaLajmeAlbin Kurti refuzon ta komentojë aktakuzën ndaj Liburn Aliut

Albin Kurti refuzon ta komentojë aktakuzën ndaj Liburn Aliut

Të ngjajshme

Bernardo Silva refuzon transferimin te skuadra e njohur

Bernardo Silva do të largohet nga Manchester City pas...

Çitaku: Kurti refuzon Prokurorinë, Lushtaku respekton shtetin

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar me një...

Rama: Skenderaj u përdor si skenë për manipulim politik nga Albin Kurti

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas intervisimit...

Mehani reagon pas lirimit të Lushtakut: Sulmet tinzare me banda, as nuk më ndalin as nuk do të fitojnë

Kandidati për deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hysni Mehani, ka...

Smakiqi: Këshilli Prokurorial që ka integritet dhe pavarësi, s’e ka shefe Presidenten

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Tempus” në T7, tha...

Kreu i Qeverisë, Albin Kurti ka refuzuar të deklarohet për aktakuzën ndaj Liburn Aliut, sot kur është pyetur nga gazetarët.

Kurti ka bërë homazhe sot bashkë me kabinetin qeveritar në kompleksin memorial “Dëshmorët e kombit” në Gllogjan.

Në këtë organizim ka marrë pjesë edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu për të cilin është bërë e ditur dje se ka aktakuzë të konfirmuar.

Megjithatë, Kurti kur është pyetur nga mediat ka refuzuar që ta komentojë këtë temë.

“Te ky vend i dëshmorëve nuk mund të flasim për politika të ditës”, ka thënë ai.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu në Qeverinë Kurti 2, rezulton se është i akuzuar për keqpërdorim i detyrës zyrtare.

Kjo aktakuzë e ngritur nga Prokuroria Themelore në Prishtinë më 24 korrik 2020, e ngarkon Aliun me veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare gjatë kohës kur ai ushtronte detyrën e Drejtorit të Drejtorisë së Urbanizmit në Komunën e Prishtinës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz