BallinaLajmeSpecialja nuk ua dha dokumentet e konfiskuara, OVL e UÇK-së del në...

Specialja nuk ua dha dokumentet e konfiskuara, OVL e UÇK-së del në konferencë

Të ngjajshme

Kelmendi: Albin Kurti është politikani më i dhunshëm i Kosovës së pasluftës

Gazetari, Adriatik Kelmendi, ka komentuar sërish incidentin e djeshëm...

Përfundon intervisten Sami Lushtaku

Sami Lushtaku ka përfunduar intervistimin në stacionin policor të...

Valie Export dhe revolucioni feminist në art

Valie Export ishte një nga figurat më të guximshme...

Lushtaku deklarohet para mediave, pasi u lirua në procedurë të rregullt

Sami Lushtaku është liruar në procedurë të rregullt, pas...

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sot do të mbajë një konferencë për media. Kjo vjen pasi Prokuroria Speciale në Hagë nuk ua dha pajisjet e konfiskuara më 45 shtator të vitit të kaluar, në zyrat e kësaj organizate.

 

OVL e UÇK’së ka bërë të ditur se konferenca do të mbahet në orën 12:00.

“Ju njoftojmë se sot me datë 24.03.2021 në ora 12, në selinë qendrore të OVL UÇK-së do të mbahet konferencë për gazetarë. Jeni të mirëseardhur”, shkruan në njoftimin e OVL-së.

Ndryshe, avokati I OVL-së, Tomë Gashi, sot ka deklaruar se pavarësisht se Prokuroria Speciale në Hagë I ka ftuar për t’I marrë pajisjet e konfiskuara, nuk ua ka dhënë të njëjtat.

“Para dy ditësh jemi njoftuar nga Prokuroria Speciale që ditën e sotme të vij unë si përfaqësues i OVL-UÇK-së apo z.Faton Klinaku. Kam ardhur këtu me kërkesë të shkruar por kanë vendosur që të mos na i japin pajisjet. Unë besoj që mosdhënia e pajisjeve edhe pse ishte kërkesë e tyre që ne të vinim. Ne kërkuam që të na japin një raport se çfarë është gjetur në ato pajisje që janë konfiskuar me 25 shtator të vitit të kaluar”, ka deklaruar Gashi./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz