back to top
Sunday, February 8, 2026
BallinaLajmeRaporti i fundit: Një i vdekur dhe 178 me COVID-19 në Kosovë

Raporti i fundit: Një i vdekur dhe 178 me COVID-19 në Kosovë

Të ngjajshme

Vdekje e dyshimtë në Gjilan, trupi dërgohet për obduksion

Një person mashkull është gjetur pa shenja jete rreth...

Liverpooli apo Manchester City? Kush do të fitojë superduelin e Premierligës

Sonte zhvillohet një nga derbitë më të mëdhenj të...

Topi i Artë drejt Bernabéut? Real Madridi plan serioz për Rodrin

Real Madridi po përgatit një lëvizje serioze gjatë merkatos...

Bruno me plotë lëvdatë për Carrick: Isha i sigurtë se ai do të bëhet një trajner i mirë

Manchester United po kalon në një superformë së fundi. Që...

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 2.040 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 178 raste pozitive.

Brenda 24 orëve është raportuar një rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rasti i vdekjes është nga komuna Prishtinë (65 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 64.519 raste nga 268.625 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.545 raste të vdekjes.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 267 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 56.028 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.946.

Rastet pozitive janë nga komunat: Prishtinë 57 raste, Mitrovicë 15 raste, Pejë 15 raste, Gjakovë 12 raste, Podujevë 12 raste, Ferizaj 8 raste, Fushë-Kosovë 8 raste, Gjilan 5 raste, Lipjan 5 raste, Obiliq 5 raste, Prizren 5 raste, Rahovec 5 raste, Deçan 4 raste, Skenderaj 4 raste, Vushtrri 4 raste, Malishevë 3 raste, Drenas 2 raste, Suharekë 2 raste dhe mga një rast komunat Dragash, Istog, Junik, Kaçanik, Klinë, Shtërpcë dhe Viti.

Mbuloni gojën dhe hundën me maskë! Mbani higjienën!

Respektoni distancën”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

Të Fundit

Sport

ShowBiz