BallinaRegjionaleSkenderajKosovarët shesin vota ‘online’ për zgjedhjet e 14 shkurtit, një rast është...

Kosovarët shesin vota ‘online’ për zgjedhjet e 14 shkurtit, një rast është në Skenderaj

Të ngjajshme

Shakira dhe Burna Boy “ndezin” Botërorin 2026, publikohet himni zyrtar

Shakira dhe Burna Boy kanë publikuar këngën zyrtare të...

Mehani lajmërohet pas incidentit të djeshëm: Kur je me gra, nuk sulmohet njeriu

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Perandoria mediatike e Orbanit po shembet

Perandoria mediatike e ndërtuar nga qeveria e ish-kryeministrit hungarez...

“Kur je me gra nuk sulmohet njeriu”, reagon Hysni Mehani pas incidentit me Sami Lushtaku

Zyrtari i LVV-së, Hysni Mehani, ka reaguar pas incidentit...

Disa qytetarë i kanë vënë në shitje votat e tyre për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Shpalljet janë publikuar në platformën tregtare online, “MerrJep”, shkruan Gazeta Express.

Në janar dhe shkurt, 4 qytetarë, 3 nga Peja dhe një nga Skënderaj kanë ofruar vota për t’i shitur. Njëri prej tyre ka njoftuar se mund t’i shes 15 vota, me një çmim që do të caktohej sipas marrëveshjes.

“Shes 15 vota sipas marreveshjes kontakto ne snapchat”, ka shkruar njëri.

Një tjetër, e ka bërë publik numrin e telefonit, ndërsa çmimin e ka lënë të përcaktohet në bazë të marrëveshjes.

“Shes voten sipas marreveshjes me kontaktoni ne numrin…”, ka shkruar ai.

Një tjetër ia ka vënë çmimin prej 1 euro votës së tij.

Dikusht tjetër po ashtu ka hedhur në shitje shumë vota. Ai ka thënë se mund t’i ofrojë vota sado që i duhen atij që mund t’i blejë.

“Shes vota me marrveshje sa tduhen ti boj hiq gajle mos ki”, ka shkruar ai.

Për çdo zgjedhje, ndërkombëtarët u kërkojnë qytetarëve të mos e shesin votën e tyre. Organizatat ndërkombëtare që kanë vëzhguar zgjedhjet në Kosovë, më herët kishin vërejtur se kishte pasur edhe shitje të votave, duke e përfshirë këtë fakt në raportet e tyre. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz