BallinaRegjionaleSkenderajNga Skenderaj prapë po lartësohet Kosova, synohet dhurata më e mirë në...

Nga Skenderaj prapë po lartësohet Kosova, synohet dhurata më e mirë në përvjetorin e Pavarësisë

Të ngjajshme

Arrestohen dy të dyshuar për vjedhje të rëndë në Mitrovicë të veriut

Më datën 18.04.2026, në Stacionin Policor Mitrovicë Veri është...

E mbajti “në xhep” sulmin e Bayernit, Pacho shpallet “lojtari i ndeshjes”

Skuadra e Paris Saint-Germain është kualifikuar në finalen e...

PSG mbahet në Mynih, prek finalen e Ligës së Kampionëve për herë të dytë rresht

Paris Saint-Germain është finalisti i dytë i këtij edicioni...

Kajsitë të mira kundër kancerit

Shumë njerëz nuk e dinë se çfarë vlera të...

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka vizituar të hënën në Skenderaj artisten e dy rekordeve Guinness, Arbnore Fejza-Idrizi, e cila po synon që në vigjile të përvjetorit të Pavarësisë të arrijë edhe një rekord të ri botëror për Kosovën.

Ministrja Haradinaj-Stublla tha se ishte kënaqësi e madhe të shihte pamjen mahnitëse të flamurit tonë me të cilin synohet të thyhet një rekord tjetër botëror.

“Artistja e dy rekordeve Guinness, Arbnore Fejza-Idrizi bashkë me nxënës vullnetarë nga Skënderaj, kanë realizuar Mozaikun më të Madh me Origami në Botë, Flamurin e dashur të Republikës sonë, duke vendosur me mjeshtri të rrallë 127,400 letra origami”, bëri të ditur Ministrja Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë kosovare, me këtë rast tha se përkushtimi i secilit prej nesh në ngritjen e imazhit të Kosovën, do ta bëjë shtetin tonë edhe më krenar përkrah vendeve demokratike të botës, të cilave trembëdhjetë vite më parë iu bashkua edhe Republika e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz