Kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës, Donjeta Bytyqi është mirëpritur në vendlindjen e saj nga qindra përkrahës në një takim të mbajtur me strukturat dhe përkrahësit e PDK-së, shkruan Drenica Press.
Donjeta Bytyqi vjen nga fshati Abri e Skenderajt, ndërkaq zyrtarisht pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës është nga viti 2010. Kujtojmë se Donjeta është me profesion gazetare, ndërkaq viteve të fundit ishte moderatorja kryesore e gjitha fushatave të Partisë Demokratike të Kosovës.
Bytyqi pas takimit me përkrahësit e PDK-së tha se: Abria, Likoci, Tica e Plluzhina gjithmonë vatër e rezistencës kombëtare! Rreshtimi i tyre me frymen e rimëkëmbjes është pa dyshim rreshtimi me fitoren e madhe! Por, vlerën e rimëkëmbjes mbrëmë ia shtoi masiviteti nga vendlindja ime e dashur Abria, e cila gjithmonë i ka dhënë zemër frymes se fitorëve dhe ka qenë mbështetëse pa kompromis ndaj familjes politike më të mirë që ka pasur Kosova.

