BallinaDrenica +Drenica SportKF Drenica ka ndërprerë kontratat me disa futbollistë!

KF Drenica ka ndërprerë kontratat me disa futbollistë!

Krahas përforcimeve për stinorin e ri pranveror , klubi ka qenë në negociata të vazhdueshme me futbollistët të cilët nuk ishin pjesë e projektit të klubit për pranverë.

Si rrjedhojë e kësaj, klubi njofton së ka arritur marrëveshje për ndërprerjen e kontratave me pajtim të dy anshëm më futbollistët:

Almedin Murati, Albutrint Morina, Arbios Thaçi, Ehat Gjoka, Flamur Kadriu, Jeton Dushi, Lulzim Doshlaku, Muharrem Musa, Valto Zeqaj dhe Vildan Kerim.

Klubi falënderon të gjithë futbollistët e lartcekur për gatishmërinë dhe vullnetin për të arritur gjuhën e përbashkët për ndërprerjen e kontratave, dhe ju uron shumë suksese në angazhimet e tyre në skuadrat e reja.

Ju njoftojmë se brenda pak kohësh do të prezantojmë edhe përforcimin e fundit në këtë afat kalimtar dhe pastaj do të koncentrohemi vetëm në fillimin e stinorit pranveror, konkretisht në ndeshjën e parë të Kupës dhe atë të Kampionatit.