back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës nis hetimet për rrezikun e grusht-shtetit rus të deklaruar...

Policia e Kosovës nis hetimet për rrezikun e grusht-shtetit rus të deklaruar nga Kurti

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Dje Kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Kosova po rrezikohet nga një  tentim grusht-shteti rus.

Këtë deklaratë Kryeministri Kurti e bëri gjatë një bashkëbisedimi me studentët e Harvardit.

Gazeta Blic ka kontaktuar Policinë e Kosovës për t’i pyetur më gjerësisht nëse kanë informacione për një sulm të tillë.

Policia në përgjigjen e tyre ka deklaruar se kjo çështje po hetohet nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale.

Të njëjtit kanë bërë të ditur se janë në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve.

“Referuar kërkesës suaj ju informojmë se Policia e Kosovës , Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale.”thuhet në përgjigjen e Policisë.

Ndërsa njohësi i çështjeve të sigurisë Nuredin Ibishi thotë se nuk ka vend për panik rreth kërcënimeve të tilla pasi institucionet e sigurisë në vend janë të qëndrueshme.

“Kosova me kapacitetet e saj të sigurisë njëkohësisht edhe me praninë ndërkombëtare të KFOR ka kapacitete të mjaftueshme që të përballojë çdo trusni apo rrezikim të mundshëm të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit. Këto tendenca kanë qenë me kohë dhe me fillimin e Pandemisë ka filluar të aktualizohet çështja e shërbimeve të inteligjencës”

Ibishi thotë se kërcënime të tilla po bëhen  për të shfrytëzuar edhe situatën e trazuar politike në vend.

“Këto shërbime nxjerrin mjete që të dërgojnë lëndët në formë spekulative apo të kërcënimeve duke i dërguar ato nëpërmjet rrjeteve sociale apo aplikimeve të ndryshme apo me krijimin e një opsioni për një sulm të mundshëm qoftë nga Rusia apo Serbia. Këto bëhen edhe në kohën që të shfrytëzojnë edhe krizën politike në Kosovë. Mendoj se nuk ka ndonjë rrezik pasi institucionet e sigurisë janë të qëndrueshme si Policia, Inteligjenca mandej FSK-ja .Por sa i përket mbrojtjes nga rreziqet e jashtme është në rend të parë KFOR-i” ka deklaruar Ibishi për Gazeta Blic.

Kryeministri në Detyrë Kurti theksoi se Rusia në tri vitet e fundit kishte dy tentim grusht-shteti të dështuara, një në Maqedoninë e Veriut dhe një në Mal të Zi .

Ai deklaroi se tani Rusia po e don rrethin e tretë të veprimit, për të bërë tentim grusht-shteti, ose në Bosnjë ose në Kosovë./Gazeta Blic/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz