Shqipëria ka dalë e para në luftën ndaj pandemisë Covid-19, ndërsa Kosova e treta, në të dhënat e Worldmeter.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se “Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar”.
Shqipëria dhe Kosova kanë ndërmarr masa parandaluese para se koronavirusi të përhapej në këto dy shtete, duke ndihmuar kështu në luftën ndaj Covid-19.
Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer.
Ky është postimi i plotë i Edi Ramës:
ALBANIA THE BEST
Çudi e madhe ëëë?!
Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar
#KrenarpërShqipërinë?? që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë??
dhe
#FrikëngaInjoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes