Dhjetëra hektarë me mal janë djegur gjatë ditës së sotme në fshatin Ticë të Skenderajt, shkruan Drenica Press.
Siç merr vesh Drenica Press mbi 20 hektarë mal gjatë ditës së sotme janë djegur vetëm në fshatin Ticë të Skenderajt.
Lidhur me këto zjarre të maleve ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ku është shprehur se kjo nuk mund të tolerohet.
Ai tha: “Qytetarë, kjo nuk mund të tolerohet!
Ju lutem shumë që të mos bëni veprime të tilla kundër natyrës sonë, vendit tonë për të cilin u derdh gjak.
Edhe sot në kohë pandemie zjarrfikësit tonë janë duke fikur zjarrin që qytetarë të pa ndërgjegjshëm po i vënë maleve e fushave në fshatrat Ticë, Rakinicë e në afërsi të Radishevës.
Në mënyrë që të ndalim këto veprime kundër natyrës sonë kërkoj nga ju qytetarë që të lajmëroni tek organet tona komunale ata që po i vënë flakën maleve.
Po ashtu kërkoj nga Policia e Kosovës që të na ndihmojnë në gjetjen e personave që po bëjnë vepra të tilla të liga.
Bashkë të mbrojmë natyrën tonë të shenjtë!