Dafina Zeqiri ka konfirmuar se është në pritje të ëmbël.
Gjatë koncertit të saj në Tiranë, këngëtarja shfrytëzoi skenën për të ndarë lajmin emocionues me publikun.
“Ky është momenti më i bukur me ju tregu që Daskani ka me u bë vëlla i madh. Ju kam thënë se bashkë me Kreshnikun kemi me e bë një ekip futbolli”, u shpreh ajo.
Lajmi është pritur me brohorima dhe duartrokitje nga mijëra fansa të pranishëm në koncertin madhështor të këngëtares.