BallinaLajmeDeputeti i VV-së: Shkarkimet s'do të ndalen, do të ketë edhe llogaridhënie...

Deputeti i VV-së: Shkarkimet s’do të ndalen, do të ketë edhe llogaridhënie ligjore

Të ngjajshme

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave gjatë javës trajtoi 43 raste

Gjatë periudhës 8–15 Maj 2026, Zyra për Mbrojtje dhe...

Fillon takimi Kurti-Kos

Ka filluar takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti...

Pas shkarkimit të Bordit të Telekomit të Kosovës, të 14 konsujve, të procesit të emërimit të noterëve dhe shfuqizimin e disa vendimeve qeveria “Kurti” do t’i shkarkojë edhe zyrtarët tjerë, të cilët kanë shkelur ligjet në fuqi. Kështu ka bërë të ditur për “Zërin” deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi, i cili ka theksuar se një gjë e tillë do të bëhet pas analizimit të punëve të kryera nëpërinstitucionet shtetërore, të cilat janë nën kompetencat e ekzekutivit, shkruan sot gazeta Zeri.

Artan Abrashi, i cili për herë të parë është zgjedhur si përfaqësues i zërit të popullit në Kuvendin e Kosovës, në një intervistë dhënë “Zërit” ka paralajmëruar se Qeveria, në krye me Albin Kurtin e Vetëvendosjes, do të shkarkojë edhe zyrtarë të tjerë, të cilët në një formë ose tjetër kanë shkelur ligjet në fuqi. Sipas Abrashit, mirëpo një gjë e tillë do të bëhet vetëm pasi të jetë vlerësuar puna e tyre në institucionet përkatëse. “Shkarkimeve, që tash e tutje do të ndodhin brenda organeve e institucioneve shtetërore, paraprakisht duhet t’u paraprijë një lloj analize e vlerësimi i punës së tyre.

Pra, duhet të bëhet auditimi i pasqyrave financiare, vendimet që kanë marrë, performancën e atyre bordeve ose të agjencive të ndryshme dhe konfrom kësaj pasi të bëhet një analizë gjithëpërfshirëse, atëherë pasojnë edhe këto vendime”, ka thënë Abrashi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz