BallinaLajmeJa cilën ministri pritet ta udhëheq Glauk Konjufca

Ja cilën ministri pritet ta udhëheq Glauk Konjufca

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Gazeta Blic raportoi se Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, kanë përafruar qëndrimet e tyre për të arritur marrëveshjen për koalicion.

Burime të Gazetës, kanë bërë me dije që Lëvizja Vetëvendosje është shprehur e gatshme që të heq dorë nga pozita e kryetarit të Kuvendit dhe numri i ministrive të shtohen në 15.

Sipas këtij burimi, pas dorëheqjes së Konjufcës, ministritë do të ndahen në 6 për LVV-në dhe 6 për LDK-në, teksa posti i kryeministrit do t’i takojë Albin Kurtit.

Të njëjtat burime i kanë thënë Gazetës Blic, se nëse arrihet kjo marrëveshje, pas propozimeve të fundit, atëherë Glauk Konjufca do ta lirojë pozitën e kryetarit të Kuvendit, për nënkryetaren e LDK-së, Vjosa Osmani.

Kurse, ministrat nga radhët e Vetëvendosjes, do të jenë ata të njëjtit të propozuar nga ana e Albin Kurtit.

Zv.kryeministër i dytë, pritet të jetë Haki Abazi, teksa Albulena Haxhiu pritet ta drejtojë Ministrinë e Drejtësisë, Arben Vitija atë të Shëndetësisë, Besnik Bislim atë të Financave dhe Transfereve dhe Rozeta Hajdari, pritet ta udhëheq ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Industrisë.

Por një ndryshim në emrat e ministrave të propozuar kohë më parë nga Albin Kurti, Gazeta Blic, merr vesh se është bërë tek ministria e Punëve të Jashtme.

Ky burim i ka thënë Gazetës, se Ministria e Punëve të Jashtme, me shumë gjasë do të udhëhiqet nga Glauk Konjufca, pasi në rast marrëveshje, ky do të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të Kuvendit.

Në anën tjetër, Lidhja Demokratike, ende nuk i ka bërë të ditur emrat e ministrave të saj, në rast të marrëveshjes për koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz