back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajmeRamush Tahiri: LDK-ja të heq dorë nga Kryeparlamentari, nëse s’ka marrëveshje do...

Ramush Tahiri: LDK-ja të heq dorë nga Kryeparlamentari, nëse s’ka marrëveshje do të ketë qeveri teknike

Të ngjajshme

U dënua me 27 vjet burgim, ish-presidenti i Brazilit përfundon në spital

Ish-presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, të dielën la shkurtimisht shtëpinë...

40-vjeçari Luka Modric ia dhuron fitoren Milanit ndaj Bolognas

Luka Modrić shënoi golin e tij të parë me...

Lladrovci: Qytetarët kampionë nuk votojnë me sy mshel

Ramiz Lladrovci, në tubimin e parë zgjedhor, në vendlindjen...

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa ka konfirmuar takimin e radhës me Vetëvendosjen i cili pritet të ndodh sot, shkruan Front Online.

E ky takim për njohësit e zhvillimeve politike mund të sjell marrëvshje, e nëse nuk ndodh një gjë e tillë Albin Kurti duhet tu lëshojë rrugë partive të tjera për një qeveri teknike ose gjithëpërfshirëse.

Politologu Ramush Tahiri, thotë për Front Online se për tu arritur marrëveshja e bashkëqeverisjes, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) duhet të bëj lëshime në mënyrë që të arrihet marrëveshje me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV).

“Nëse nuk ka shumë vullnet nuk do të arrihet marrëveshja, ani që janë ofruar gjitha parametrat, LDK për mendimin tim duhet të heq dorë nga Kryeparlamentari. Nuk i takon, nuk është me Kushtetutë dhe është kompromis që pajtohen të gjithë”, thotë Tahiri.

Tutje, ai shton se e mirëkupton LDK-në e cila kërkon ta ketë një pozitë në bashkëqeverisje.

“Unë e mirëkuptojë Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) e cila thotë se si parti koalicioni duhet ta ketë njërin funksion ose kryeministrin që nuk e ka ose Kryeparlamentarin, ose Presidentin. Momentalisht po i bie që po e bënë koalicionin me Vetëvendosjen pa e pasur asnjërën nga këto pozita, por në ndërkohë lirohet pozita e Presidentit”, shtoi Tahiri.

Ai tha se marrëveshje duhet të ketë gjithsesi, ngase siç thotë ai, edhe marrëveshja nënkupton një rrugëzgjidhje.

“Do të pajtohen për Qeveri dhe Albin Kurti do të kërkon mbledhjen e kuvendit në javën e ardhshme ose do të pajtohen që s’janë pajtuar dhe Albin Kurti do të lëshon rrugë partive të tjera që janë nën udhëheqjen e Presidentit në këtë rast që i bënë konsultimet me e bë një Qeveri ndoshta teknike, ndoshta gjithëpërfshirëse”, përfundoi Tahiri për “Front Online”. /Front Online/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz