BallinaLajmeKryhet një operacion i rrallë në QKUK

Kryhet një operacion i rrallë në QKUK

Të ngjajshme

Irani pohon se lideri i ri suprem është në gjendje të mirë shëndetësore

Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, ka thënë në...

Nga ndërmjetësuese në spektatore: Roli i Evropës në Iran

Në vitin 2015 Evropa ndihmoi për negocimin e marrëveshjes...

24 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë tiketa të shqiptuara dje në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin e ditës së...

Udhëheqësi iranian është gjallë e mirë, thotë ministri i Jashtëm

Ministri i Jashtëm iranian Abbas Araghchi ka folur për...

Adem Jashari në krye, OVL-UÇK përkujton të gjithë dëshmorët që ranë në mars

Organizata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka...

Kirurgët e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), në bashkëpunim me anesteziologët e Klinikës së Anestezionit, kanë realizuar me sukses një ndërhyrje komplekse kirurgjike për të trajtuar një zgjerimin enorm (aneurizëm) të arteries karotide të brendshme në qafë.

Sipas njoftimit nga QKUK, sëmundja është shumë e rrallë, sipas evidencës në librat e Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare kjo është ndërhyrja e parë e këtij lloji e realizuar në Kosovë, përcjell Telegrafi.

Nëse nuk trajtohet aneurizma e arteries karotide të brendshme në qafë është e shoqëruar me një rrezik të lartë për sulm në tru, ndërsa e rupturuar me një rrezik të lartë për vdekje, thuhet në njoftim.

Pacientes 71 vjeçare, e cila është ankuar për një të ënjtur në anën e majtë të qafës, ndjenjë të shtypjes, pengesa në përbirje dhe ka treguar për një sulm iskemik të kaluar në tru, i është larguar zgjerimi aneurizmatik, ndërsa arteria është riparuar me lidhje të drejtpërdrejt.

Pacientja ka qëndruar një natë në Njësinë e Mjekimit Intenziv, ndërsa në ditën e 5-të pas operacionit është liruar nga spitali.

Kjo ndërhyrje ka konfirmuar edhe njëherë kompetencën e lartë të stafit të Klinikës së Kirurgjisë Vaskulare për t’u marë me problemet e arterieve karotide, ndryshimet në të cilat janë një prej shkaqeve më të shpeshta të sulmit në tru. /Telegrafi/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz