BallinaOpinione“Kryetari i VV i ngjanë bariut naiv që donë ta shpëtojë kopenë...

“Kryetari i VV i ngjanë bariut naiv që donë ta shpëtojë kopenë nga ujqit, duke e mbrojtur atë me hiena!”

Të ngjajshme

Bekë Berisha: Nuk do e votoja Vjosa Osmanin për Presidente, ka qenë notere e Albin Kurtit

Bekë Berisha nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka...

Havolli: Marrëveshja mes LDK’së dhe  Vjosa Osmani do të definohet brenda ditëve në vijim

Sokol Havolli nga Lidhja Demokratike e Kosovës  ka deklaruar se çështja...

Griezmann shpallet lojtari i ndeshjes në barazimin ndaj Arsenalit

Ka përfunduar ndeshja mes Atletico Madridit dhe Arsenalit, e...

Ekstradohet nga Norvegjia për në Kosovë, i kërkuari me letër-rreshtim ndërkombëtar

Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor,...

Ish-drejtori i FBI-së dorëzohet për akuzën e kërcënimit ndaj jetës së Trumpit

Ish-drejtori i FBI-së, James Comey, është dorëzuar të mërkurën...

Nga Kim Mehmeti

Fatkeqësia e Kosovës nuk është pse VV-ja e LDK-ja nuk arrijnë marrëveshje për të bashkëqeverisur, por pse qytetarët e saj nuk janë marr vesh si ta shpëtojnë vetveten nga kasta politike që vendit ia mori të gjitha, e nuk i dha asgjë. E keqja e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk ka të bëjë me mosmarrëveshjet që ai ka me kryesuesit e LDK-së, por me orvatjen e tij të pakuptimtë që ta shpëtojë vendin me ata që munden pa Kosovë, por jo pa pushtet e pa parti.

Dhe këto disa muaj pritje që të arrihet marrëveshje për qeverinë e ardhme, nuk tregojnë vetëm atë pse LDK-ja nuk donë bashkëqeverisje me VV, por se Kosovës do i duhen shumë vite që ta ‘çlirohet’ nga pushtetarët që sillen si pushtues të saj, nga ata që edhe sikur vendi të shpallej mbretëri, ata do ishin më të besuarit e mbretit.

Po pra, bisedimet mes LDK-së e VV-së u ngjajnë atyre mes dy armiqve, sepse bartin në vetvete orvatjen të arrihet marrëveshje mes ‘pushtuesit’ që nuk donë të tërhiqet nga ‘tokat e pushtuar’ dhe që i frikohet të vërtetës për të shkuarën e vet si pushtues, dhe ‘çlirimtarit’, që gjithnjë e më shumë i ngjanë bariut naiv që donë ta shpëtojë kopenë nga ujqit, duke e mbrojtur atë me hiena.

Andaj edhe mund të thuhet se Kosova nuk ka nevojë për një qeveri të tillë. Siç nuk ka nevojë as për një VV-që do shkelë mbi shpresën rinore, që do e harrojë premtimin se do ndërtojë shtet për qytetarët, e jo për pushtetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz