back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeSami Lushtaku: E dhimbshme, personit që vdiq sot në aksident, serbët ia...

Sami Lushtaku: E dhimbshme, personit që vdiq sot në aksident, serbët ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeç

Të ngjajshme

Sony rrit çmimet e PlayStation 5 në SHBA, shkak tarifat

Konsolat e lojërave Sony PlayStation 5 në SHBA do...

Sekretar Parlamentar i Gjermanisë viziton Kosovën

Ambasada Gjermane në Prishtinë ka bërë të ditur vizitën...

21 ditë pa paga punëtorët e RTK-së, Kusari: Lufta Speciale e VV-së vazhdon

Gati po përmbyllen muaji ndërsa punëtorët e RTK-së ende...

Një aksident që ndodhi në Runik të Skenderajt ia mori jetën Faik Imerajt nga fshati Pemishtë të po kësaj komune.

Historia e Imerajt është e trishtë. Atij gjatë luftës serbët ia vranë nënën dhe djalin 2 vjeçar.

Ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, përmes një postimi në Facebook ka treguar të kaluarën e Imerajt, që ishte plagosur bashkë me të vëllaun nga forcat serbe.

Faik Imeraj i përballoi plagët e luftës, mirëpo jo edhe ato të paqes. Ai vdiq sot, disa orë pas aksidentit të tmerrshëm që pësoi.

Postimi i plotë i Lushtakut:

I kishte përballuar shumë plagë në të kaluarën. Plagë shpirtërore e fizike. Por plagët e mbrëmshme që i mori në një aksident komunikacioni, nuk arriti dot t’i përballojë. Një pjesë të së kaluarës së Faik Imerit nga Pemishta e Skenderajt e kam të njohur edhe personalisht. Gjatë luftës së fundit në Kosovë, forcat serbe ia kishin vrarë nënën dhe djalin 2 vjeçar. Më vonë ishte plagosur me disa plagë së bashku më të vëllain. Qëndroi i fortë e jetoi me dinjitet deri në frymën e fundit.

Ngushëllimet më të sinqerta familjes Imeri për vdekjen e Faikut. Të aksidentuarëve të tjerë u dëshiroj shërim të shpejtë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz