back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeA do të ketë takim VV–LDK, tregojnë nga Vetëvendosje

A do të ketë takim VV–LDK, tregojnë nga Vetëvendosje

Të ngjajshme

Nën kërcënimin e thikës grabiten para nga një këmbimore në Pejë

Një grabitje raportohet të ketë ndodhur dje në Pejë. Dy...

Rrënqethëse: Londrimi e Klodi i bëjnë dhuratë figura që i kujtojnë Elijonës nënën dhe motrën

Elijona festoi ditëlindjen në një ambient magjik brenda shtëpisë...

Përfshihet nga zjarri një lokal tek “Rruga B” në Prishtinë

Një incident zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në...

Ndahet nga jeta Asllan Osmani nga Buroja e Skenderajt ( FOTO)

Është ndarë nga jeta Asllan Bajram Osmani nga fshati...

Lëvizja Vetëvendosje është në pritje të përgjigjës së Isa Mustafës së LDK-së, për propozimet që i ka bërë për kolaicionin qevërisës ndërmjet këtyre dy subjekteve politike, raporton Front Online.

Deputetja nga Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, ka thënë për Front Online, se VV-ja po pret që LDK-ja t’i shqyrëtoj ofertat e Albin Kurtit.

“Jemi në pritje, ne dje i kemi dërguar një letër z.Isa Mustafa përmes së cilës kemi kërkuar që LDK-ja në organet e saj t’i shqyrëtoj propozimet që ne kemi bërë”, ka thënë shkurt Nagavci.

As strukturat e Vetëvendosjes nuk dihet ende nëse do të mblidhen dhe të vendoset për hapat në vazhdim për të negociuar për koalicionin me LDK-në.

Arlind Manxhuka, zëdhënës për medie i Vetëvendosjes, ka thënë për Front Online, se deri më tani nuk është paraparë ndonjë takim i Këshillit të LVV-së.
“Nuk ka diçka të paraparë”, ka thënë shkurt Manxhuka.

Gjatë ditës së djeshme ishte partia e Albin Kurtit, LVV e cila përmes një letre të dërguar në zyret e LDK-së, ka kumtuar lajmin se nuk pajtohen me ofertën e fundit të bërë nga LDK-ja përmes së cilës, kjo parti ka kërkuar postin e kryeparlamentarit deri në zgjedhjen e Presidentit.

Në anën tjetër, gjatë ditë së djeshme zyrtarë nga LVV-ja kanë thënë se posti i kryeparlamentarit nuk do të ktheht prapa./Front Online/

Të Fundit

Sport

ShowBiz