back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmeKy është zogu i çuditshëm që po përhap zjarrin në Australi

Ky është zogu i çuditshëm që po përhap zjarrin në Australi

Të ngjajshme

Historike: BE dhe India arrijnë marrëveshje të madhe tregtare pas 20 vitesh negociata

Von der Leyen: Është ‘nëna e të gjitha marrëveshjeve’,...

Lichtsteiner prezantohet te Baseli, e përmend Shaqirin para mediave

Stephan Lichtsteiner është emëruar trajneri i ri i Baselit. Ai...

Një nga aktoret më të bukura të Hollivudit nis lidhje pas ndarjes së bujshme?

Aktorja Dakota Johnson duket se e ka konfirmuar lidhjen e...

Edita Tahiri: Diplomacia e Ukrainës duhet të bazohet në Marrëveshjen e Rambujesë

Ish-kryenegociatorja Edita Tahiri ka thënë se diplomacia e Ukrainës...

Zona të ndryshme në Australi janë duke u ballafaquar me një situatë të rëndë të zjarreve.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për një lloj shpendi, sjellja e të cilëve ka çuar në pseudonimet ‘zjarrvënës’ pasi shihen duke përhapur zjarre duke kapur shkopinj flakërues dhe duke i hedhur në fusha të thata.

Deri në vitin 2018 mendohej se ata thjesht po përhapnin zjarr rastësisht, sipas National Geographic.

Por hulumtimet e mëtutjeshme në sjelljen e tyre zbuluan se ata po përhapnin zjarret, me qëllim të përfitimit.
Eksperti i shpendëve Bob Gosford filloi një projekt të madh kërkimor në vitin 2012 bazuar në regjistrimet e fenomenit.

Ideja u nxit nga raportet e udhëheqësit të një grupi të gjuhëve Alaëa, punonjësin e shëndetit dhe aktivistin Phillip Waipuldanya Roberts.

“Unë kam parë një skifter të marrë një shkop duke u djegur në kthetrat e tij dhe ta hedh në një copëz të freskët me bar të thatë, gjysmë milje larg, pastaj të presë eksodin e çmendur të brejtësve dhe zvarranikëve të djegur dhe të frikësuar nga zjarri”.

“Kur ajo zonë u dogj, procesi u përsërit diku tjetër…”, citohet të ketë thënë Waipuldanya.

Gjetjet përcaktuan se zogjtë në fakt po përhapnin zjarrin me qëllim, diçka që konfirmoi Gosford.

“Ka të bëjë me ushqimin, sepse nga këto kullota dalin zogj të vegjël, hardhucë, insekte, gjithçka që ikën përpara zjarrit”, ka thënë ai.

Të Fundit

Sport

ShowBiz