back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeMërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën...

Mërgimtarit ia thyejnë veturën dhe i marrin edhe pasaportën gjermane, rrezikon punën në Gjermani

Të ngjajshme

Hoxhaj: Kurti e ka shkel sovranitetin e Kosovës me energjinë e blerë nga Serbia

Ish-Ministri i Jashtëm i Kosovës,dhe kandidat për deputet nga...

Paralajmërohet bllokadë rruge afër kufirit Kosovë–Serbi: QKMK rekomandon rrugë alternative

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar (QKMK) ka njoftuar se,...

Institucionet parashkollore në Prishtinë në pushim për disa ditë

Institucionet parashkollore në Prishtinë do të jenë në pushim...
- Advertisement -

Shemshit Fanës nga Obiliqi, i është thyer vetura në Bregun e Diellit.

- Advertisement -

Përveç që i është shkaktuar dëm në veturë, atij i janë marrë kuleta me 500 euro, si dhe i tërë dokumentacioni i nënshtetësisë gjermane.

Xhemshiti i ka thënë Telegrafit, se veturën Golf 6 e kishte parkuar me datën 30 dhjetor 2019, në Bregun e Diellit, kur ishte zgjuar në mëngjes, rreth orës 08:00, kishte parë që dikush ia kishte thyer xhamin duke marrë gjithçka.

Rasti ka thënë se është paraqitur edhe në polici.

Ai ka lutur hajdutët, që së paku dokumentacionin e Gjermanisë, t’ia gjuajnë diku ku ka frekuentim të njerëzve, pasi rrezikon vendin e punës atje.

“I lus, ata që ma kanë thy veturë, bile dokumentet t’i gjuajnë dikun në vend ku ka njerëz. Nashta i sheh dikush dhe mi jep. Nëse nuk mi kthejnë dokumentet, do ta humbi punën në Gjermani dhe do të kamë shumë probleme të mëdha”, ka thënë ai për Telegrafin.

Ndërkaq, edhe në Qendrën Klinike Universitare, të enjten gjatë ditës Blerina Boqollit nga qyteti i Pejës, i janë vjedhur pasaportat dhe të gjitha raportet mjekësore të djalit të saj, i cili vuan nga leukemia.

Boqolli përmes një shkrimi të shpërndarë në Facebook, ka kërkuar nga qytetarët se nëse dikush i gjen dokumentet e djalit të saj, Ideal Boqollit të lajmërohet, sepse ai këtyre ditëve do të ketë kontroll në Turqi.

Rastin në fjalë janë duke e hetuar policia.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz