back to top
Tuesday, December 23, 2025
BallinaLajmeThaçi i ofron Australisë mbështetje përmes Njësive Emergjente të FSK-së për ndaljen...

Thaçi i ofron Australisë mbështetje përmes Njësive Emergjente të FSK-së për ndaljen e zjarreve

Të ngjajshme

Motra është margaritar, Teuta dhe Bubulina shkëlqejnë në portretin familjar

Bubulina dhe Teuta Krasniqi kanë bërë një fotosesion, me...

Zemaj i LDK-së: Mitrovica e bashkuar dhe e zhvilluar, ky është zotimi jonë

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mbajtur takimin e radhës...

Bedri Hamza: Do ta heq TVSH-në për energjinë, fatura më të ulëta të rrymës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës dhe kandidati për...

Zotimi i Haradinajt: Në qeverinë e ardhshme prioritet anëtarësimi në BE e NATO

Kandidati i AAK’së për kryeministër, Ramush Haradinaj, ka thënë...
- Advertisement -

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar se i ka ofruar Australisë mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për të ndihmuar me ndaljen e zjarreve.

- Advertisement -

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, derisa njofton se i është drejtuar me një letër guvernatorit Dadiv Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison për të shprehur solidaritetin dhe mbështetjen e Kosovës pas situatës së krijuar nga zjarret.

“Në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës, përmes një letre drejtuar guvernatorit David Hurley dhe kryeministrit Scott Morrison, kam shprehur solidaritetin dhe mbështetjen tonë për popullin e Australisë në këtë situatë tragjike që kanë krijuar zjarret e shumta. Atyre u kam ofruar mbështetje të menjëhershme operacionale të Njësive Emergjente të Forcës së Sigurisë së Kosovës për t’i ndihmuar në ndaljen e zjarreve. Kosova i qëndron pranë shtetit mik, Australisë, në këto ditë të vështira”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz