back to top
Thursday, August 28, 2025
BallinaLajmePara takimit Kurti-Mustafa, flet deputeti i Vetëvendosjes

Para takimit Kurti-Mustafa, flet deputeti i Vetëvendosjes

Të ngjajshme

Zyrtare: UEFA ndryshon orarin e finales në Ligën e Kampionëve

Shtëpia më e madhe e futbollit në Europë, UEFA...

Ndërron jetë në moshën 66-vjeçare aktori dhe regjisori Naun Shundi

Ndërron jetë në moshën 66 vjecare aktori i njohur...

As deputeti tjetër i Listës Serbe, Srdjan Popovic, nuk i merr votat

As deputeti i radhës i Listës Serbe, Srdjan Popoviq,...

Edhe Zlatan Elek dështon të zgjidhet nënkryetar i kuvendit

Zlatan Elek nga radhët e Listës Serbe, nuk ka...

E rëndë, gjykatësi i njohur kosovar i jep fund jetës në Skënderaj

The Gjykatësi mbikqyrës i Gjykatës Themelore Mitrovicë, dega në...

Takimet dy ditore, mes kreut të Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe atij të Lidhjes Demokratike, Isa Mustafa, nuk dhanë ndonjë epilog.

E tëra çka u tha pas mbajtjes së takimeve të fundit, ishte se janë përafruar qëndrimet rreth arritjes së një marrëveshjeje për bashkëqeverisje.

E deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci,  është optimist se një gjë e tillë do të arrihet këto ditë.

“Shpresojë shumë në arritjen e marrëveshjes këto ditë”, tha Bajqinovci për “Front Online”

Ai nuk është përgjigjur në pyetjen se a do të ketë marrëveshje sot ndërmjet këtyre dy partive.

Ndryshe, Kurti të martën para se të takohet me kreun e LDK-së, Isa Mustafa, tha se rifillimi i bisedimeve me LDK-në, proceset do të ecin shpejt, pasi që siç theksoi ai, marrëveshja është shumë afër.

Edhe Avdullah Hoti, nga LDK-ja ka thënë se në bisedimet me Lëvizjen Vetëvendosje ka lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje.

“Kemi lëvizje në arritjen e marrëveshjes për bashkëqeverisje në mes të dy partive. Nesër takohemi prapë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Kujtojmë se takimi i radhës në mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa do të mbahet sot, për mundësin e arritjes së marrëveshjes për koalicion, në ora 14:00 në Kuvendin e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz