BallinaLajmeLAJMI I FUNDIT: LVV -LDK një hap më afër marrëveshjes!

LAJMI I FUNDIT: LVV -LDK një hap më afër marrëveshjes!

Të ngjajshme

Pesë italianë humbin jetën gjatë zhytjes në shpella nënujore në Maldives

Pesë shtetas italianë kanë humbur jetën në një aksident...

Aston Villa i jep leksion futbolli Liverpulit

Aston Villa i ka dhënë leksion futbolli skuadrës së...

Dështon procedura e KQZ-së për furnizim me kabina votimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka anuluar aktivitetin e prokurimit...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës janë një hap më afër arritjes së marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Kështu bëjnë të ditur burime të “Gazeta Blic” brenda këtyre subjekteve.

Nga të njëjtat burime bëhet e ditur se nesër do të rifillojë sërish takimi mes Kryetarit të LDK-së Isa Mustafa dhe atij të VV-së Albin Kurti.

Ky takim po vazhdon prej më shumë se 3 orësh dhe po mbahet në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Sot ka skaduar edhe afati prej 48 orësh i vendosur nga Presidenti Thaçi për kryetarin e LVV-së Albin Kurti për të propozuar mandatarin e Qeverisë së re të Kosovës.

Ndryshe ditën e sotme Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur edhe mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua për emrin e të nominuarit për Kryeministër që ditëve në vijim do t’i dërgohet Presidentit.

Pas këtij takimi Kurti u shpreh optimist në arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse me LDK-në, raporton Gazeta Blic.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz