BallinaLajmeProfesori i të Drejtës Kushtetuese komenton afatin e presidentit Thaçi për Albin...

Profesori i të Drejtës Kushtetuese komenton afatin e presidentit Thaçi për Albin Kurtin

Të ngjajshme

Profesori i të Drejtës Kushtetuese Mazllum Baraliu në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar vendimin e fundit të Presidentit Thaçi për t’i dhënë kryetarit të VV-së Albin Kurti edhe 48 orë kohë për të sjellë emrin e të nominuarit për Kryeministër.

Baraliu ka thënë se nuk është mirë të jepen afate të tilla ndërmjet partnerëve institucionalë dhe të bëhen komunikime të tilla jozyrtare.

”Komunikimi i tillë me sa unë kam përcjellur është nga një rrjet social dhe nuk është një komunikim institucional. Komunikimet institucionale jepen nëpërmejt komunikatave të Presidencës. Nuk është mirë që liderët politikë të komunikojnë dhe sillen me njëri-tjetrin në emër të institucioneve në fuqi dhe në emër të mansatit të marrë nga populli të jenë në nivelin jo të duhur të përgjegjësisë. Kushtetuta thotë se pas zgjedhjeve Presidenti i vendit ja bën propozimin për mandatar Kuvendit pas konsultimeve që bën me partinë ose koalicionin fitues i cili ka shumicën në Kuvend. Prandaj ky komunikim tani do të duhej të ishte preliminar i natyrës teknike informative, pasi që do të ketë ndonjë rezulatat konkret pretendenti për formimin e Qeverisë do të shkonte me një propozim konkret tek Presidenti dhe atëherë ky i fundit e dërgon propozimin në Kuvend dhe Kuvendi në seancën tjetër pasuese do e mbante mbledhjen . Në atë mbledhje pretendenti për mandatar do të duhej që t’i kishte numrat për ta bërë Qeverinë”.

Nëse ka inate personale nuk bën të reflektohen në planin ndërinstitucional, do të duhej që të komunikohej me frymën e Kushtetutës thotë Baraliu.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz