Kandidati për deputet nga radhët e Koalicionit AAK-PSD, Besnik Tahiri e ka komentuar zvarritjen e formimit të Qeverisë së re.
Ai ka shkruar se janë bërë tre muaj që nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende nuk po formohen institucionet.
Këshilltari i kryeministrit në detyrë, e ka rekomanduar Albin Kurtin që të mos bllokohet formimi i qeverisë për poste.
“Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, keshtu që mos na humb kohë as neve e as vetit”, ka shkruar ndër të tjera Tahiri, raporton Gazeta Blic.
Shënimi i plotë:
Po bëhen 3 muaj nga përfundimi i zgjedhjeve dhe ende Albin Kurti sillet e pshtillet dhe nuk e formon qeverinë.
Është e papranushme, dikush që deri dje ka folur për parime politike, sot për një ministri më shumë a më pak me majt pezull një vend.
Albin, Isa Mustafa nuk të jep pozitën e presidentit, keshtu që mos na humb kohë as neve e as vetit.
Populli të votoi për me marr përgjegjësi jo me e majt ata pezull.