Sunday, July 20, 2025
BallinaLajmeKëto ishin qëndrimet e LDK-së për postin e presidentit 2010-2019

Këto ishin qëndrimet e LDK-së për postin e presidentit 2010-2019

Të ngjajshme

E virgj*ëra e “Për’puthen” flakë në bikine

Sindi Loci ka bërë një paraqitje përvëluese në Instagram. Falë...

32 vatra zjarri në 24 orët e fundit në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjithsej 32...

Qëndrimi i LDK-së në lidhje me postin e presidentit ka evoluar varësisht nga konstelacionet politike: gjatë viteve 2010-2014 ka rrëzuar Behxhet Pacollin dhe ka imponuar Atifete Jahjagën me arsyetimin se posti duhet të jetë apartiak, tha analisti Armend Muja.

Sipas tij, Isa Mustafa kishte thënë se duhet të shohin interesin e vendit e jo atë personal. Në vitin 2016 kur po votohej për Hashim Thaçin për president, Vjosa Osmani kishte kundërshtuar me arsyetimin se ai duhet të jetë apartiak dhe kishte propozuar Ramadan Zejnullahun si shembull.

E në vitin 2010, LDK-ja kishte kundërshtuar zgjedhjen e Behxhet Pacollit president me arsyetimin se “posti i presidentit duhet të jetë mbipartiak dhe të përfaqësojë unitetin e popullit”.

Analisti shtoi se në viin 2010 Isa Mustafa kishte deklaruar se “duhet të vendosin interesin e vendit para interesit personal”. Ai kishte nënshkruar Memorandumin e Mirëkuptimit me PDK-në dhe AKR-në për një “president konsensual” deri në amendamentin e Kushtetutës së vendit në mënyrë që presidenti të zgjidhej drejtpërdrejt nga populli. Për pasojë, Atifete Jahjaga ishte zgjedhur presidente. Amendamentet kushtetuese kurrë nuk u zbatuan.

Në vitin 2014, Isa Mustafa dhe LDK-ja ndryshojnë mendimin për presidentin. Kësaj radhe nënshkruan një marrëveshje politike me PDK-në ku në tekstin e marrëveshjes zotohet të mbështesë Hashim Thaçin për president.

Vjosa Osmani, Anton Quni, Arben Gashi, Hatim Baxhaku, Shpëtim Bulliqi dhe kohë pas kohe edhe Armend Zemaj e Alma Lama, kishin dalë kundër. Vjosa Osmani kishte shpërndarë një letër me përkushtim të disa figurave eminente të LDK-së që kundërshton zgjedhjen e Hashim Thaçit për president me arsyetimin se “sipas Kushtetutës posti i presidentit duhet të jetë mbipartiak dhe të përfaqësojë unitetin e popullit”.

Analisti shtoi se madje ajo në janar 2016 kishte avancuar edhe emrin e Ramadan Zejnullahut, si kandidat potencial për të dëshmuar se si do të dukej praktika.

“Në vitin 2019, LDK-ja kërkon që posti i presidentit të jetë nga radhët e saj”, tha Muja.

- Advertisement -

Të Fundit