back to top
Friday, September 12, 2025
BallinaLajmeArrestohet Xhabir Zharku

Arrestohet Xhabir Zharku

Të ngjajshme

Rivendosja e marrëdhënieve mes Kosovës dhe SHBA-së

Në 4–5 vitet e fundit, marrëdhëniet e Kosovës me...

Buja premton se parkingun e qytetit do ta bëjë funksional, e shpjegon në detaje këtë projekt

Shukri Buja, kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës për...

Festë në Serbi, Amerika ia ktheu shpinën Kosovës! – Bravo Albin Kurti!

“ShBA-ja sapo i dha shuplakë Prishtinës: Suspendim, dhe atë...

Klinika e Gjinekologjisë demanton keqtrajtimin e pacientëve

Kolegjiumi Profesional i Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës në...

Krimet Ekonomike kanë arrestuar ish-kryetarin e Kaçanikut Xhabir Zharkun, për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Departamenti i Krimeve Ekonomike në Ferizaj gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një operacion shumë të suksesshëm i cili ka rezultuar me arrestimin e ish kryetarit të Komunës së Kaçanikut, raporton Koha Ditore.

Arrestimi i tij është bërë për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare derisa ishte kryetar i komunës së Kaçanikut në vitin 2010.

Burime të sigurta të gazetës “Koha Ditore” kanë thënë se ish-kryetari Zharku më 2010-n ia kishte dhënë një parcelë prej disa arësh në shfrytëzim një kompanie private e cila ndërkohë ia ka shitur një kompanie tjetër me pa të drejtë ligjore. Ndërkohë, kompania blerëse ka ndërtuar një objekt banesor dhe e ka paditur komunën që më pastaj Gjykata ia ka njohur të drejtën kësaj kompanie dhe prona ka kaluar në emër blerësit.

Ndërkohë ish kryetari Zharku, nuk e ka lejuar zyrtaren ligjore të iniciohet një ankesë në shkallën e dytë të gjykatës pasi që ajo parcelë nuk është dashur të shitet në këtë mënyrë. Ish Kryetari Zharku tashmë përveç lëndës për keqpërdorim të detyrës zyrtare do të përballet edhe me një lëndë tjetër “ndikim i presionit ndaj zyrtares ligjore”.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz