BallinaJetëKurioziteteShitësi i limonëve, që sot udhëheq njërin nga shtetet më të fuqishme...

Shitësi i limonëve, që sot udhëheq njërin nga shtetet më të fuqishme në botë

Recep Tayyip Erdogan , Presidenti i Turiqsë është padyshim njeriu i momentit në Turqi por edhe një nga protagonistët e diplomacisë botërore. Rruga e tij nuk ka qenë shumë e lehtë dhe gjithmonë është shoqëruar me dritëhije të forta, ai në fëmijëri ka qenë shumë i varfër dhe shiste limonë, shkruan Gazeta Metro.

Origjina e varfër dhe rrugëtimi i tij jotipik e bëjnë Erdoganin një model për klasën e mesme konservatore. Megjithatë, sot Turqia që udhëheq Erdogani është një nga vendet më të fuqishme. Ushtria e saj është në mesin e 10 ushtrive më të forta në botë.

Ushtria turke është ndër ushtritë më të fuqishme në botë, ku rivalizon me SHBA-të, Rusinë dhe Gjermaninë.Buxheti i mbrojtjes së këtij vendi është 18.02 miliardë dollarë.

Madhësia e ushtrisë së saj, përfshirë trupat e rregullta dhe ato rezervë është mbi 410.000. Turqia numëron 1,020 aeroplanë, 3,778 tanke, 13 nëndetëse, ndërsa forcat e saj tokësore kanë një arsenal prej 16.000 armësh të llojeve të ndryshme.

Turqia ka pajisjet më të mira ushtarake, përfshirë disa të sjella nga SHBA’ja, si dhe shumicën që i prodhon vetë si shtet. Ja disa nga mjetet ushtarake më të fuqishme turke./gazetametro.net